Bien eksportet, importi nga Serbia mban rekordin

04.01.2016 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bien eksportet, importi nga Serbia mban rekordin

Eksportet kanë rënë gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Përqindja e mbulimit të importeve nga eksporti ka rënë në vetëm 10.9 për qind, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ka bërë që deficiti tregtar i Kosovës të rritet edhe më shumë, në muajin nëntor të vitit 2015.
Eksporti i mallrave në muajin nëntor kishte vlerën 23,7 milionë euro, apo 23 për qind më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kurse vlera e importeve ka qenë për 3.3 për qind më e lartë se në muajin nëntor të vitit 2014.
Importi kishte vlerën e 218,2 milionë eurove. Në total, deficiti tregtar gjatë muajit nëntor ka qenë 194.5 milionë euro, apo 14 milionë euro më i lartë se deficiti i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Vlera e importeve ka qenë me e lartë për 2 miliardë e 100 milionë euro sesa vlera e eksporteve, deri në fund të muajit nëntor të vitit 2015. Niveli i lartë i deficitit tregtar llogaritet si një prej problemeve kryesore që ka Kosova. Ky nivel i lartë i deficitit është shënuar në të gjitha vitet e pasluftës, kryesisht për shkak të produktivitetit të ulët që ka Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare