Bie në peshë, kërcënohet me jetë nga fansat

E publikuar: 24/10/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja amerikane Rosie Mercado, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga disa prej fansave të saj pas ndryshimit drastik të formae të saj trupore.

Falë dietave drastike ajo humbi 109 kilogramë dhe format e saj ndryshuan plotësisht.

Nëna e tre fëmijëve, e cila peshonte 185 kg, ka deklaruar se pas rënies në peshë ndjehet më mirë me veten e saj.

Por pavarësisht mendimin të 36-vjeçares për veten, ka edhe nga ata që nuk e kanë pranuar dot këtë fakt, e disa e kanë kërcënuar edhe me jetë.

Kërcënimet i ka pranuar vetë Mercado gjatë një interviste për TMZ.

/tch/