Biden për tentim vrasjen e kryeministrit sllovak: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune

E publikuar: 15/05/2024 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks during a campaign event on manufacturing and buying American-made products at UAW Region 1 headquarters in Warren, Mich., Wednesday, Sept. 9, 2020. (AP Photo/Patrick Semansky)

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar pas tentim vrasjes së kryeministrit sllovak Robert Fico të mërkurën, duke e quajtur atë një “akt të tmerrshëm dhune”, raporton CNN.

“Jam i alarmuar kur dëgjoj raporte për një sulm ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.”

“Jill dhe unë po lutemi për shërim të shpejtë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar.”

Fico u qëllua disa herë pas një takimi të qeverisë në Handlova, Sllovaki.