Lajmet

Biden nuk lëviz opozitën nga kundërshtimi i Demarkacionit

18.08.2016 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Biden nuk lëviz opozitën nga kundërshtimi i Demarkacionit

Mesazhet politike të nënpresidentit amerikan, Joe Biden për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk i kanë ndryshuar pozicionin subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje e cila rithekson kundërshtimin e saj në raport me zbatimin e marrëveshjes aktuale.

Përderisa dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot nuk janë prononcuar.

Megjithatë, më e zëshmja kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, vazhdon të paraqitet Lëvizja Vetëvendosje. Ky subjekt politik konsideron se deklaratat e Bidenit nuk e bëjnë më të mirë marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe as atë me Malin e Zi për Demarkacionin, e cila, sipas Vetëvendosjes, i humb Kosovës një territor prej 8 mijë hektarëve.

Në frymën e përmbylljes së procesit të Demarkacionit, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se marrëveshja e arritur nga qeveria aktuale është e dëmshme dhe si e tillë do të kundërshtohet në Kuvend dhe në rrugë.

“Ne nuk do ta këmbejmë asnjë pëllëmbë të territorit me asgjë dhe nuk do ta shesim asnjë pëllëmbë të territorit për asgjë. Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe me çdo mjet demokratik. Kjo marrëveshje Demarkacioni është e korruptuar sepse është marrëveshje të cilën e ka nënshkruar koka e korrupsionit në Kosovë”, është shprehur Ymeri.

Përderisa Vetëvendosje ka ritheksuar pozicionin e saj kundërshtues për Demarkacionin, duke besuar se Biden nuk ka kërkuar decidivisht që të ratifikohet marrëveshja aktuale, por që të përmbyllet një demarkacion i drejtë dhe i pranueshëm si për Kosovën ashtu edhe Malin e Zi, dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, sot janë përmbajtur nga prononcimet.

Ndërkohë analisti politik, Imer Mushkolaj thotë se Biden në Prishtinë, veç tjerash, ua rikujtoi institucioneve të Kosovës obligimet që kanë marrë përsipër për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Aktualisht në proces është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Por, marrë parasysh se koha deri te vendimmarrja është deri më 1 shtator, kur Kuvendi pritet të votoj për apo kundër ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, Mushkolaj nuk pret që deri atëherë të arrihet ndonjë konsensus politik ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Nënpresidenti Biden e bëri të qartë se këto janë obligimet e shtetit të Kosovës dhe natyrisht se duhet të shkohet përpara me këto çështje”.

“Unë nuk e besoj se për Demarkacionin mund të arrihet konsensus para 1 shtatorit. Besoj se për konsensus nevojitet kohë dhe kjo kohë është humbur fatkeqësisht me qëndrime totalisht të ngurta që i kanë pasur të dyja palët dhe më shumë kanë harxhuar energji në akuza të ndërsjella sesa që janë marrë me gjetjen e një konsensusi”, ka thënë Mushkolaj, transmeton rel.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, nënpresidenti amerikan Joe Biden kishte porosi të qarta për lidershipin politik të Kosovës, sidomos institucionet vendimmarrëse, duke u kërkuar atyre që të përmbyllin çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të vazhdojnë dialogun me Serbinë, të ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të vazhdojnë luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

Osmani: Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë

Osmani: Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite