Bettel s’shkon te Kurti duarthatë, e mbush një qese me prodhime vendore

E publikuar: 05/11/2024 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë qëndrimit në Kosovë ka shijuar edhe prodhimet vendore duke ndarë dhe opinion sesa i shijshëm është ushqimi kosovar, raporton Ekonomia Online.

Pasi dje ka ngrëne byrek me djathë dhe me mish, ai sot ka shkuar në takim me Kurtin i ngarkuar me një qese me prodhime të tregut vendas.

Bettel nuk i ka shkuar Kurtit duarthatë, por me keksë strudlet, produkt i kompanisë “Liri”. Madje, ai ka ekspozuar para mediave keksat kosovarë duke i ngritur lartë me duar strudlet që siç duket kanë lënë shije të mirë te ai.

Bettel është burrështetasi i parë që viziton Kosovën dhe kaq hapur reklamon prodhimet vendase të shtetit tonë.

Po ashtu dhe vizita e tij në Kosovë kryesisht ka pasur fokusin te zhvillimi ekonomik.