Besojeni ose jo por kaq shtrenjtë kushton një kapele dhe një çantë nga koleksioni i Luanës

E publikuar: 14/07/2021 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, Luana Vjollca zbuloi befasinë.

Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve verore me “IXI”, një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta “shtrëngoni mirë rripin”.

Çantat, në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro.

Për dy produktet, kostoja totale është 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri.