Zlatan Ibrahimovic është një sulmuesit më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit dhe ky është një fakt i njohur nga të gjithë, por pak vetë e din që nëna e tij është me rrënjë shqiptare.
Ibra këtë verë u transferua te Manchester Unitedi nga Paris Saint Germain, por ajo që ka tërhequr publikun shqiptar është edhe biografia e publikuar nga klubi francez kur suedezi zbaroi në Paris.
“Zlatan është lindur nga një baba boshnjak dhe një nënë kroate/shqiptare”, shkruan PSG.
Nëna e tij quhet Jurka Gravic, ndërsa babai Shefik Ibrahimovicit. Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, jeta e tij familjare nuk ishte edhe e mirë pasi prindërit e tij u ndanë kur ai kishte vetëm dy vjet dhe pastaj ai vazhdoi të jetonte së bashku me mamanë dhe motrën e tij Selena.
Në të kaluarën ai ishte pjesë edhe e Ajaxit, Juventusit, Barcelonës dhe Interit. /Telegrafi/