Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, së bashku me deputetin Pal Lekaj, kanë shkuar mbrëmjen e së enjtes në Kuvend për të kundërshtuar mbajtjen e seancës në orët e vona nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Tahiri ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës, duke e cilësuar si “kontrabandim të ligjeve” dhe një veprim të papranueshëm që nuk ka arsyetim logjik.
“A ja kë msu dikush Kosovës, Rusia a Kina. Çka jeni dukë bërë. Jo nuk ka asnjë arsyeshëm, a jeni duke e ditë çka jeni duke bërë, sinqerisht jam duke iu pyetur. Qysh more seancës të jashtëzakonshme në pik të natës, pa arsye. po as nuk ka Rusia as Kina, as luftë nuk ka. Të sigurt jeni, mos u tutni. Prapë mblidhni, i bëni 62 deputetë. Arsyeja pse jemi bashkë me Palin është me iu thënë së s’ka një logjikë, asnjë argument. Është kontrandi të ligjeve”, ka thënë Tahiri.
Këtu reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili iu drejtua Tahirit me ironi: “E prej atje je ardh me na kallxu diçka që e lexuam në Facebook a”.