Bërnabiq për dështimin e takimit në Bruksel: Kurti nuk do dialog

E publikuar: 27/06/2024 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk dëshiron dialog” dhe sipas saj “i frikësohet takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ka argumente të dobëta”.

“Mendoj se edhe një herë është treguar pa mëdyshje se Kurti nuk dëshiron dialog, asnjë bisedë. Ai po ashtu me këtë gjest ka përsëritur se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe përshtypja ime është se ai nuk duhet të ulet përballë presidentit Aleksandar Vuçiq, sepse ai ka argumente, nuk ka frikë të thotë të vërtetën dhe nuk turpërohet të kërkojë përgjigje. Ai kërkon të dëgjojë kur të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit , do të zbatohet”, deklaroi ajo për Tv Pink.

Në Bruksel të mërkurën u zhvilluan vetëm takime bilaterale BE-Kosovë, përkatësisht mes shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Prezent në takime ishte edhe ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak.

E derisa pritej takimi trilateral, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish u kthyen për takime të ndara me kryediplomatin evropian Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përkundër se ishte në agjendë takimi Kurti -Vuçiq me palën evropiane, një i tillë nuk u mbajt fare të mërkurën në kryeqendrën evropiane.