Bërnabiq: Në Hagë bisedova për rrugën evropiane të Serbisë, sanksionet ndaj Rusisë dhe udhëtimin e Vuçiqit në Moskë

E publikuar: 14/05/2025 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, tha sot gjatë vizitës së saj në Holandë se tema e të gjitha bisedimeve që pati në Hagë ishte se si mosvendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe shkuarja e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë ndikon në rrugën evropiane të Serbisë, por se ajo u dha një shpjegim bashkëbiseduesve dhe i bëri thirrje Holandës që të mbështesë hapjen e grupit 3, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq u tha gazetarëve në Hagë se ishte e kënaqur që ndodhej në Holandë dhe që ishte në gjendje të diskutonte këto tema dhe shtoi se u përcolli bashkëbiseduesve të saj mesazhin se Serbia është krenare për aktivitetet, presidentin dhe sovranitetin e saj.

“Unë shpjegova se presidenti shkoi të përulej para hijeve të heronjve të rënë për lirinë tonë. Nuk shoh që kjo mund dhe duhet të ndikojë në rrugën tonë evropiane”, tha mes tjerash Bërnabiq.