Berisha : “Lista Serbe”, po e pengon ushtrinë e Kosovës

E publikuar: 21/09/2016 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se “Lista Serbe”, po e pengon kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Në një  prononcim për zëri.info Berisha  deklaroi se në shumë raste Qeveria e Kosovës ka luajtur rolin e një filiali të Serbisë, e për ta shmangur këtë sjellja të shtetit serb sipas tij duhet një guxim  me u sjellë me të.

“Dihet që Serbia është e interesuar që Kosova të mos jetë shtet funksional dhe me thenë të drejtën në ketë dretim ja ka arrit të bëj shumë  gjëra  duke shfrytëzuar  padijen dhe servilitetin e qeveritarëve tanë por edhe duke dhenë instrukcione përfaqësusve  të Listës Serbe”, ka thënë Berisha.

Sipas tij në kabinetin e Qeverisë Mustafa ka ministra që Kosovësi i  referohen me Metohi dhe askush nuk merr masa, duke shtuar se ndikimi i Serbisë përmes njerëzve të vet është bukur i madhe dhe duke shfrytëzu dobsitë e liderëve institucional ajo ka vazhduar ta pengoj Kosovën në shumë sfera të jetës.