Bota & Rajoni

Berisha: Kthetrat e Ramës mbi drejtësinë; reagon Xhafaj. Blushi, akuza 2 palëve

23.06.2016 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Berisha: Kthetrat e Ramës mbi drejtësinë; reagon Xhafaj. Blushi, akuza 2 palëve

Ish-kryeministri Berisha, në fjalën e tij në Parlament ka pranuar nevojën për reformimin e sistemit të drejtësisë në vned, por sipas tij, “po shtohen çdo ditë forcat regresiste që duan ta përdorin reformën për të futur drejtësinë në kthetrat e tyre”.

“Ky qëllim ogurzi ishte shkaku i përjashtimit të opozitës që ditët e para të hartimit të reformës. Kryeministri u thoshte të huajve se fjala ‘konsensus’ në fjalorin e shqiptarëve nuk ezksitonte”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, ishte opozita që e shpëtoi reformën, “sepse e kuptoi se me reformë Edi Rama nënkupton kthetrat e tij mbi drejtësinë”.

“Sepse Rama e mendon veten kryeprokuror, kryehetues dhe kryegjykatës. Qeveria e tij do të bëhet ekzekutiv i drejtësisë”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se, drafti që u përgatit nga Fatmir Xhafaj shkoi në Komisionin e Venecias dhe u hodh poshtë në 38 nene të tij.

“Opozita, në mbrojtje të çdo qytetari shqiptar, dërgoi materialin e dytë në Venecia dhe u konsiderua si drafti armik, sepse për Edi Ramën opozita është armike”, ka shtuar Berisha.

Vetingu është procesi më i ndërlikuar i kësaj reforme, ka vijuar ish-kryeministri, por nuk është i pamundur. “Nesë e doni reformën, le ta votojmë sipas nenit 88 të Venecias”, ka shtuar Berisha.

Ndër të tjera, përveçse ka përshëndetur kombëtaren shqiptare për performancën në Euro 2016, Berisha ka ironizuar kryeministrin Rama, që sipas tij tenton të marrë atributet.

“Edvin Kristaq Rama shënoi golin e kombëtares në Francë. Ai bëri fanelën e kombëtares dhe tha se na e kopioi Franca. Ai e mësoi De Biasin, ai e bëri të jetë ky që është sot. Prandaj le ta përshëndesim edhe njëherë kryeministrin e sukseseve imagjinare, që beson gënjeshtrat e veta”, ka thënë Berisha.

Xhafaj: Opozita bllokoi reformën, bojkotoi komisionin

Kryetari i komisionit të reformës në drejtësi i është përgjigjur Berishës duke bërë opozitën përgjegjëse për vonimin e realizimit të reformës.

“Opozita nuk donte ta ngrinte komisionin dhe vitin e kaluar nuk ka marrë pjesë në Parlament. Gjithashtu, opozita e ka bojkotuar komisionin dhe nuk merr pjesë në mbledhjet e tij për të miratuar ligjet që diskutuam bashkë”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka nënvizuar se, drafti i mbështetur nga mazhoranca synon çlirimin e drejtësisë nga ndikimi i politikës.

“Drejtësia nuk është më çifligu i partive politike, as i joni as i juaji, por është i qytetarëve dhe kurrë nuk do të lejohet drafti kushtetues që ju të luani me këtë sistem”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka shtuar se, “ka disa njerëz që po e mbajnë peng reformën për disa arsye që lidhen me vetë ata”. “Kurse ne duam pavarësi funksionale dhe substanciale të drejtësisë nga politika dhe drafti ynë e garanton këtë. Ne duam skanimin përmes procesit të vlerësimit të vetingut të prokurorëve, për të mos mbajtur prokurorë e gjyqtarë të paaftë, që nuk po lejojnë të promovohet e ardhmja e prokurorëve të ndershëm të vendit”, ka shtuar Xhafaj.

Ne duam, ka shtuar deputeti socialist, “edhe një strukturë të vecantë anti-korrupsion jo për qytetarët, por për zyrtarët”. “Por ju përmendni Byronë sepse ajo ju tremb. Ne ju themi ejani në komision”, ka shtuar Xhafaj.

Blushi: Reforma, hermetike. Partitë po i zhvasin kompetencat popullit

Deputeti socialist Ben Blushi, në fjalën e tij ka akuzuar mazhorancën dhe opozitën për hartimin e një reforme të fshehur në sytë e shqiptarëve, e cila sipas tij nuk do t’u vijë në ndihmë atyre.

“Keni bërë një proces të mbyllur, hermetik që nuk i thotë asgjë shqiptarëve. Shqiptarët nuk dinë asgjë për këtë reformë, por dinë vetëm BKH… Kjo reformë nuk do të mbrojë të varfërit, por grupet e vogla të interesave”, ka thënë Blushi.

Sipas tij, pozitë dhe opozitë janë dy palë që bëhen një e që gjejnë konsensus për interesa të përbashkëta.

“Që të reformojmë realisht sistemin, le t’ia japim presidentin popullit. Popullit po i merren kompetencat. Popullit i jepet vetëm një e drejtë, të zgjedhë partitë, ndërsa partitë të zgjedhin gjithçka”, ka thënë Blushi.

Ai ka shtuar se ka në plan të sjellë në Kuvend një amendament që presidenti të zgjidhet nga populli.

Kuvend, ligji për sigurinë publike hiqet nga rendi i ditës

Më herët në seancë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të dekretit të presidentit për ligjin për sigurinë publike.

“Për shkak të rëndësisë që ka ligji kërkojmë që dekreti të hiqet nga rendi i ditës”, ka thënë Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, kreu i grupit demokrat Edi Paloka ka deklaruar se, heqja e dekretit nga rendi i ditës është kërkuar për shkak se PS nuk ka votat për ta votuar.

“Jemi kundër heqjes së dekretit nga rendi, Parlamenti s’mund të funksionojë kështu”, ka thënë Paloka, transmeton Top Channel.

Por kërkesa e Ruçit është miratuar me votat e mazhorancës fillimisht me karton e më pas në version elektronik, i kërkuar ky nga opozita.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Vuçiç është një partner i vështirë”, pse sipas Ramës  “Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ide e tmerrshme

“Vuçiç është një partner i vështirë”, pse sipas Ramës “Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ide e tmerrshme

Plagoset një person në Pejë, policia e dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes

Plagoset një person në Pejë, policia e dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes

Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë