Berisha: Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës

E publikuar: 27/07/2022 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se nisma e Ballkanit të Hapur do të thotë ndarje e Kosovës. Në një bashkëbisedim me gazetarë, aktivistë, studiues e akademikë në lidhje me trashëgiminë, kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe te Ballkani i Hapur.

Ai tha se janë rritur 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia ndërsa eksportet kanë rënë.

“Ballkani i Hapur, e kam deklaruar, është ndarja e Kosovës. Herë pas here e kam deklaruar por pastaj jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, sepse kemi 40% të popullsisë në fshat. Janë rritur 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Eksportet bujqësore kanë rënë në mënyrë katastrofale. Është një moment jo i favorshëm për ne si komb. Por ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Edhe këtë betejë ne do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht autori, ne përmendëm emra, por ju e patë se ku shkon kopeja, e patë kur u ngritën kartonat për gjenocidin e Srebrenicës. Ai është vetëm efekt kopeje se s’mund të jetë gjë tjetër kurrë. Efekti i kopesë, sepse ky i urdhëronte mos e pranoni gjenocidin e Srebrenicës”, deklaroi Berisha./euronews.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!