Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se cështja e kodit telefonik nuk mund të nxirret më dëshira të një anshme. Ai ka thënë se rekomandimet e Kuvendit do të duhej të ishin në përkrahje të Qeverisë për arritjen e marrëveshjes për Kodin Telefonik.
“Çështja e vullnetit telefonik nuk mund të nxirret me dëshira të një anshme. Duke qenë të vetëdijshëm se çështja e kodit telefonik është pjesë e dialogut në Bruksel, dhe kjo nuk mund të injorohet. Kodi 383 do të fitohet si rezultat i dialogut në Bruksel. GP i LDK-se e përkrah Qeverinë në arritjen e marrëveshjeve. Konsiderojmë se rekomandimet e Kuvendit do të duhej të ishin në përkrahje të saj dhe të përmbyllet sa me shpejtë ky proces. Pa dyshim se çdo qasje tjetër për mendimin tonë nuk i kontribuon realizimit të kësaj të drejtë. Është shumë e qartë se kjo nuk është vetëm cështje e brendshme”, ka thënë Beqiri në seancën e sotme plenare ku po zhvillohet interpelanca e thirrur nga VV për kodin telefonik.