Beqaj: Partive u ka mbetur ekonomia si ‘karrem’ atraktiv për votuesit

E publikuar: 02/06/2017 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se dykoalicionet parazgjedhore (PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa) dhe Lëvizja Vetëvendosje, në fushatën e tyre zgjedhore po i deklarojnë përparësitë që kanë ndaj konkurrentëve politikë
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma potencon përparësitë potenciale karshi pafuqisë së lidershipit vendimmarrës të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, mënyrës së realizimit të qëllimeve politike dhe mosnjohjes së simboleve të shtetit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ekonomia është fusha e vetme ku mund të shfrytëzohet si karrem atraktiv për votuesit meqë, sipas tij, temat si demarkacioni, asociacioni, FSK-ja, në vend se të sjellin vota, mund të sjellin kokëçarje.