Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, i cili është anëtar i kryesisë së PDK-së, ka komentuar përçarjet që kanë ndodhur në disa degë të partisë së tij.
Disa degë të Partisë Demokratike të Kosovës, siç është ajo e Skenderajt, që konsiderohet si dega më e fortë e partisë së Kadri Veselit, kanë pasur përçarje së fundmi.
Beqaj i PDK’së thotë se në PDK ka vetëm përplasje idesh.
“PDK lejon konfrontim të ideve dhe aty ku ka konfrontim idesh gjithmonë është mirë”, është shprehur Beqaj në T7.