Beogradi ende pa qëndrim për rastin e Sheshelit

31.03.2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Beogradi ende pa qëndrim për rastin e Sheshelit

Autoritetet në Serbi kanë reaguar pas vendimit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës, me të cilin ka anuluar lirimin e përkohshëm të ish-liderit radikal serb, Vojisllav Sheshelj, duke urdhëruar kthimin e tij në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ky i fundit ka bërë të ditur se “nuk do të ikë”, por as nuk do të kthehet “vullnetshëm në Hagë”.

Tribunali i kishte dhënë mundësi atij të kërkojë trajtim mjekësor në Serbi, me kusht që të mos ndërhyjë te viktimat apo dëshmitarët dhe që të kthehet në gjykatë kurdo që kjo kërkohet prej tij.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë një ditë më parë se në ditët e ardhshme Serbia do ta qartësojë qëndrimin e saj për vendimin e Tribunalit që Shesheli, të kthehet në Hagë.

Përmes një shkrimi autorial në të përditshmen “Politika” në Beograd, ai ka theksuar se çfarëdo vendimi që do të marrin autoritetet serbe, “ai nuk do të jetë i pamoralshëm, sikurse, të gjitha vendimet politike të Hagës”.

“Para disa muajsh, shumë prej atyre, që nuk u pëlqeu rezultati i zgjedhjeve, ashtu sikurse as dominimi i politikës të Partisë Progresiste Serbe, filluan me fushatën për përhapjen e frikës nga kthimi i Sheshelit nga Haga”, ka thënë Vuçiq.

“Kur u zgjatet pritja, ndërkaq që ne vazhdojmë që, pa frikë, të zbatojmë politikë sovrane dhe kur unë vetëm dal dhe them se nuk do të harrojmë, asnjëherë, asnjë viktimë të bombardimeve të NATO-s, atëherë ata e kthejnë në kuti dhe presin që ne të vdesim nga frika”, ka theksuar Vuçiq.

Ndryshe, Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, të hënën e ka miratuar ankesën e prokurorisë ndaj lirimit të përkohshëm të Sheshelit dhe ka urdhëruar kthimin e tij në paraburgim në Hagë.

Ky institucion ka vendosur që Shesheli të transportohet nga Beogradi në Hagë dhe të caktohet mbledhja ku do të dëgjohen përfaqësuesit e qeverive të Holandës dhe Serbisë, në mënyrë që të merren vesh për kushtet e kthimit të të akuzuarit.

Por, lideri i partisë Radikale Serbe, Sheshel, ka theksuar se nuk i intereson vendimi i Dhomës së Apelit.

“Unë nuk do të kthehem vullnetarisht. Do të shohim se si do të duket kur të më arrestojnë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë në të gjitha krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të cilat më atribuohen”, u ka thënë Sheshel medieve serbe, duke iu referuar në radhë të parë presidentit serb, Tomisllav Nikolliq dhe zotit Vuçiq.

Por, Rasim Lajiq, kryetar i Këshillit për bashkëpunim me Hagën, ka thënë se Qeveria e Serbisë, në rastin e të akuzuarit të Hagës, Sheshelit, do ta sjellë vendimin më të mirë, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të përgjithshëm në Serbi.

Ai gjithashtu ka theksuar se vetë-dorëzimi i Sheshelit, do të ishte vendimi më i mirë, për shkak se, sipas tij, është i mundur diskutimi për kushte të reja…

Megjithatë, Lajiq e ka cilësuar vendimin e Dhomës së Apelit, si një “kombinim të rrëmujës juridike dhe cirkut politik”. Sipas tij, një gjë e tillë është projektuar nga Tribunali i Hagës dhe siç ka thënë ai, kjo do të ketë implikime të mëdha politike.

“Ne, në vitin 2015, po merremi me Sheshelin, në vend se të merremi me problemet e rënda ekonomike dhe reformat, të cilat po i zbatojmë”, ka thënë Lajiq.

Ndryshe, Shesheli ka qëndruar në Hagë që nga viti 2003, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në fillim të viteve 90′ në ish Jugosllavi, raporton rel.

Prej andej ishte liruar përkohësisht dhe në formë të kushtëzuar në nëntor të vitit të kaluar, me arsyetimin se ka nevojë për trajtim mjekësor të sëmundjes së kancerit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët