Ngadalë e në heshtje, paralajmërimet për ndryshime në Qeverinë e Kosovës tashmë vetëm se kanë filluar të ndodhin. Në fakt ato po bëhen pa shumë zhurmë.
Dikasteri i fundit ë do të ndërrojë ministër është ajo e Integrimeve Evropiane. Ministri Bekim Çollaku, sot pritet të japë dorëheqje nga ky post, raporton lajmi.net.
Ministri i integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, këtë do ta zyrtarizojë në një konferencë për media që pritet të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ai edhe më parë e ka dhënë një paralajmërim të tillë, duke shprehur dëshirën për të shkuar në presidencë, si këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.
Largimi i Çollakut nuk është i pari në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, por është akti i parë i largimit tërësishëm nga Qeveria.
Para Çollakut, ishte Hajredin Kuçi ai i cili dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë, por duke mbetur vetëm si zëvendës kryeministër.
Njësoj si Kuçi ka vepruar edhe Kujtim Shala i cili ndryshe nga Kuçi, ai dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit për të mbajtur vetëm postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit.