Lajmet

Behrami: Ka mbetë më u rikthy Thaçi e me shpallë Kosovën të pavarur

08.09.2026 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Behrami: Ka mbetë më u rikthy Thaçi e me shpallë Kosovën të pavarur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar krizën institucionale në Kosovë, duke e kritikuar gjendjen aktuale politike dhe funksionimin e institucioneve.

Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Behrami tha se Kosova po përballet me një situatë të rëndë institucionale dhe se, sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike.

“16 shtatori po them mundet me ridefinu krejt këto që kemi pas dhe këtë periudhë… Ne kemi pasur shkelje sistematike të Kushtetutës, shkelje sistematike të ligjeve, të rregulloreve, të parimeve demokratike, të demokracisë, ka pasur një përmbysje të rendit kushtetues, demokratik. Edhe këtu ka mbet, a din diçka, me e rikthye edhe një herë Hashim Thaçin me shpallë Kosovën prej fillimit të pavarur”.

“Qaq shumë është shkatërruar sistemi juridik, qaq shumë është shkatërruar sistemi normativ në Republikën e Kosovës sa që ne, disi duhet me rishpallë edhe njëherë Kosovën prej fillimit të pavarur dhe natyrisht që ky është shqetësim i madh, natyrisht që është diçka që neve na shqetëson, por këtu ekziston një rrezik, por ekziston edhe një mundësi e një kremte tepër të madhe të Drejtësisë Ndërkombëtare sepse kur krerët e UÇK-së, për çka unë besoj, jam i bindur, lirohen me të 16-tin, kjo është fitorja më e madhe e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, sepse rikonfirmohet edhe një herë shtetësia e Kosovës, pavarësia e Kosovës dhe rikonfirmohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Behrami.

Deputeti i PDK-së gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në tubimin e paralajmëruar më 12 shtator në Prishtinë në mbrojtje të çlirimtarëve, duke thënë se kjo datë dhe 16 shtatori duhet t’i bashkojnë qytetarët e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund