Behrami: Asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës

E publikuar: 28/12/2024 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se asnjë shtet në botë nuk e merr seriozisht diplomacinë e Kosovës.

Sipas tij, udhëheqësit e shtetit e kanë izoluar Kosovën nga bota, duke e shndërruar politikën e Jashtme në politikë të përçarjeve të brendshme.

“Në takimin tradicional të fundvitit me ambasadorë të Kosovës, udhëheqësja e politikës së Jashtme, Vjosa Osmani, ka refuzuar të marrë pjesë. Edhe rreth 11 mijë kilometra katrorë të Kosovës janë të vogla me mbajt inatet e mëdha primitive ndërmjet krerëve të shtetit. Në vend që të lobojnë për njohje dhe kundër Serbisë, këta krejt energjinë e harxhojnë duke lobuar kundër njëri-tjetrit”, ka shkruar ndër të tjerash Behrami.