Behgjet Pacolli tregon a do marrë pjesë AKR-ja në tryezën e thirrur nga Isa Mustafa

E publikuar: 24/04/2018 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç AAK-së dhe Nismës, në tryezën e thirrur nga LDK-ja pritet të marrë pjesë edhe AKR-ja. Por, në këtë takim nuk do të jetë prezent vet kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit për Indeksonline ka bërë të ditur se është në një udhëtim zyrtar, por që dikush nga AKR-ja do të jetë prezent aty.

Megjithatë, Pacolli ka theksuar se për këtë ftesë është njoftuar në portale.

“Unë jam në udhëtim zyrtar, e kam konferencën e NATO-s, do mendojmë, por për këtë ftesë kam lexuar në portale. Por, sigurisht dikush i AKR-së do të marrë pjesë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, tryeza me partitë politike e thirrur nga LDK-ja pritet të mbahet nesër. Në ftesën e liderit të kësaj partie, Isa Mustafës thuhet se “është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë konsensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale”.

“Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës./Indeksonline/