Bedri Hamza dhe Edi Rama takohen për 28 Nëntor: Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët

E publikuar: 27/11/2024 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bedri Hamza dhe Edi Rama / Foto: FB

Bedri Hamza dhe Edi Rama / Foto: FB

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Tiranë.

Takimi i Hamzës me Ramën është realizuar në prag të festës së 28 Nëntorit.

“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, ka shkruar Rama.