Beatrix Ramosaj përjetoi eksperiencë të tmerrshme mbrëmë në shtëpi

E publikuar: 10/07/2021 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja, Beatrix Ramosaj ka përjetuar sërish një eksperiencë të frikshme për shkak të paralizës së gjumit. Ajo ka treguar se pas shumë kohësh e ka përjetuar sërish dhe se është ndjerë shumë keq.

Për më tepër ajo ka zbuluar se ka qenë vetëm në shtëpi dhe kjo e ka bërë situatën akoma më të frikshme.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoms dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkruan Beatrix në një postim në Instagram.