BE tenton ta arsyetojë Lajçakun, thotë se deklarata për vizat iu nxor nga konteksti

16.06.2021 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE tenton ta arsyetojë Lajçakun, thotë se deklarata për vizat iu nxor nga konteksti

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar sot për liderët e Ballkanit se “nëse nuk i besojnë BE-së, le të shkojnë diku tjetër”.Këtë përgjigje Lajçak e ka dhënë pas pyetjes së hulumtuesit Samir Behariq në Forumin Ballkanik, ku e ka pyetur nëse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’i besojnë BE-së, duke marrë parasysh se pavarësisht premtimeve, Kosovës ende nuk i janë liberalizuar vizat.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Bashkimi Evropian nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat e Lajçak.Sidoqoftë, BE ka aluduar se deklarata e Lajçak është nxjerrë nga konteksti.“Ne nuk komentojmë deklaratat apo komentet e të tjerëve.

Megjithatë, ne ju ftojmë ta rishikoni interferencën e plotë që deklarata të mos nxiret nga konteksti”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Hulumtuesi në fjalë përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Lajçak i ka thënë se është bërë “trend” që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave.

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka deklaruar Lajçak, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, sipas Behariq.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Lajçak që janë raportuar nga hulumtuesi në fjalë, ndërsa ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është treguar mjaft i ashpër me Lajçak, duke thënë se “BE-ja po sillet si një okupator kolonial që nuk e pranon faktin se nuk është më relevant”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona