BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Kosovë, paraqet shkelje të qartë të detyrimeve në kuadër të dialogut

E publikuar: 30/10/2024 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë, siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut.

“Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtur të veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e organeve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë, siç është publikuar, paraqet një shkelje të qartë të detyrimeve të Serbisë në kuadër të Dialogut dhe është në kundërshtim me angazhimin e saj të fundit për t’iu rikthyer Dialogut”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje theksohet se ”BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar nga të gjitha Marrëveshjet e Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë projektligjin në përputhje me këtë”.