BE organizon më shumë fluturime për të dërguar ndihma humanitare në Gaza

E publikuar: 10/11/2023 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian ka organizuar gjashtë fluturime të tjera për të dërguar ndihma në Gaza.

Në njoftimin e BE-së thuhet se fluturimet janë planifikuar të ndodhin në ditët në vijim, shkruan CNN.

“Kjo e çon totalin e fluturimeve në 14 në javët e fundit me mbi 550 ton ndihma për popullin e Gazës që u transportua në Egjipt për vendosje të shpejtë nëpër pikën e kalimit kufitar Rafah.” – thuhet në njoftimin e BE-së.