BE në mes të marsit inspekton përmbushjen e rekomandimeve

10.03.2016 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE në mes të marsit inspekton përmbushjen e rekomandimeve

Për të vlerësuar se a janë përmbushur krejtësisht rekomandimet për liberalizim me datë 17 dhe 18 Mars në Kosovë do të qëndroj një mision vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së.

Më 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian publikoi raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejtë 95 kritere të Udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht.

Misioni vlerësues do të jetë i përbërë nga katër ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zyrtarë të Komisionit Evropian. Ky mision i paraprinë vizitës së Komisionerit Avramopoulos i cili pritet të realizojë vizitën e paralajmëruar në Kosovë për tu njohur për së afërmi me progresin e bërë në adresimin e kritereve të fundit për të rekomanduar më pastaj heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Ministria e Integrimeve.

“Raporti i dhjetorit 2015 që Komisioni Evropian e ka quajtur të fundit në këtë proces, përcakton katër prioritetet kyçe për periudhën e mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave që përfshinë: 1). Transferimin e një numër të mjaftueshëm të gjykatësve në departamentet e krimeve të rënda të gjykatave themelore; 2). Ndërtimin e një historiku të hetimeve, vendimeve të gjykatës dhe konfiskimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; 3). Sigurimin për pavarësisë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; dhe 4) Demonstrim se legjislacioni për procedurat e ndryshimit të emrit është zbatuar. Po ashtu, Komisioni Evropian kishte përcaktuar katër kritere të cilat do të monitorohen, përgjatë kësaj periudhe, përkatësisht: Progresin në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në shpenzimin e fondit për riintegrim; adresimin e arsyeve për shkallën e ulët të njohjes për azil-kërkuesit; dhe në sigurimin e objektit dhe pavarësisë financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e MIE-së.

Ministria për Integrim Evropian ka koordinuar procesin dhe së bashku me institucionet tjera përgjegjëse, kanë bërë pregaditjet e nevojshme për të pritur misionin vlerësues dhe për të prezantuar të gjitha masat e ndërmarra në zbatimin e 8 rekomandimeve të fundit në këtë proces.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve