BE-ja konfirmon takimin më 18 gusht mes Kurtit e Vuçiqit

E publikuar: 04/08/2022 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka ftuar në takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 gusht.Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ftesa u është dërguar Kurtit e Vuçiqit dhe se ata do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell dhe nga emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mund ta konfirmojë se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka ftuar të dy palët në Bruksel. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti kanë pranuar ftesat dhe do të priten në Bruksel më 18 gusht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe nga përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për rrugën para në dialogun Beograd – Prishtinë”, i ka thënë Stano në një përgjigje për KOHËN.