BBC: Ja çfarë përjeton kur ti të vdesësh. Lexo eksperiencat e 7 njerëzve që kanë qenë afër vdekjes

E publikuar: 15/03/2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dritë në tunel, mund të jetë perceptimi popullor i vdekjes, por siç zbulon Rachel Nuwer, kërkimet tregojnë shumë përvoja të tjera të çuditshme.

Në 2011, Z. A, një punonjës social 57-vjeçar nga Anglia, u paraqit në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton-it pas një kolapsi në punë.

Personeli mjekësor futi një katetër në ijët e tij, në momentin që ai pësoi një atak kardiak. Me një ndërprerje të oksigjenit truri i tij pushoi së funksionuari dhe pacienti u shpall zyrtarisht i vdekur. Pavarësisht kësaj, ai mban mend çfarë ndodhi më pas. Stafi përdori një defibrilator të jashtëm të automatizuar (AED), një makinë elektroshoku për të riaktivizuar zemrën. Z.A dëgjoi një zë mekanik i cili përsëriti dy herë “Godite me elektroshok pacientin”. Në mes të këtyre urdhrave, ai pa një grua të çuditshme, e cila i bëri më shenjë nga qoshja e pasme të dhomës. Pacienti e ndoqi me sy duke lënë pas trupin e tij të palëvizshëm. “Unë ndjeva se ajo më njihte, ndjeva se unë mund ta besoja dhe ndjeva se ajo ishte aty për një arsye, por nuk e dija se cila ishte kjo arsye” Z.A kujton më vonë: “Së dyti, unë isha shtrirë ndërsa një infermiere dhe një burrë tullac më shikonin nga lart”. Regjistrimet e spitalit më vonë verifikuan dy komandat verbale të AED-së. Përshkrimet e Z.A. për njerëzit në dhomë, njerëz që ai nuk i kishte parë para se ai të humbte vetëdijen dhe veprimet e tyre ishin gjithashtu të sakta. Ai ka përshkruar gjëra që kanë ndodhur gjatë një kohe rreth tre-minuta, kohë kjo që mesa dihet në biologji, ai nuk duhet të ketë pasur vetëdije.

Historia e Z.A – përshkruar në një letër në ditarin e ringjalljes – është një ndër numrat e raporteve që kanë pranuar sfidën e përvojave pranë-vdekjes. Deri tani, studiuesit kanë supozuar se kur zemra pushon se rrahuri dhe ndalon dërgimin e gjakut jetik në trurin e një personi, i gjithë ndërgjegjësimi përfundon menjëherë. Në këtë pikë, personi është teknikisht i vdekur, edhe pse nëse mësojmë më shumë për shkencën e vdekjes, do të kuptojmë se në disa raste, gjendja mund të jetë e kthyeshme.
Për vite të tëra, ata që janë kthyer nga ai vend i padepërtueshëm, shpesh kanë raportuar mbi kujtimet e ngjarjes. Mjekët kryesisht i dëshmojnë këto veprime si halucinacione, dhe hulumtuesit kanë hezituar të gërmojnë nëpër libra mbi studimin e përvojave pranë-vdekjes, kryesisht për shkak se ajo shihet si diçka jashtë arritjeve të eksplorimit shkencor. Por Sam Parnia, një mjek i kujdesit kritik dhe drejtor i kërkimeve të reanimacionit në Stony Brook, Universiteti i mjekësisë në New York, së bashku me kolegë nga 17 institucione në SHBA dhe Britaninë e Madhe, kanë kërkuar t’iu largohen supozimeve për atë çka njerëzit kanë përjetuar ose jo në shtratin e tyre të vdekjes. Është e mundur, besojnë ata, të mbledhim të dhëna shkencore në lidhje me personat që do të jenë momentet e tyre përfundimtare. Kështu që për katër vjet, ata analizuan më shumë se 2.000 ngjarje të arresteve kardiake, momente kur zemra e pacientit ndalet dhe ata janë zyrtarisht të vdekur. Nga këta pacientë, mjekët ishin në gjendje për të risjellë në jetë 16% prej tyre, dhe Parnia dhe kolegët e tij ishin në gjendje për të intervistuar 101 prej tyre, ose rreth një të tretën. “Qëllimi para së gjithash ishte përpjekja për të kuptuar se cila është përvoja mendore dhe njohja e vdekjes?”, thotë Parnia.
p02l66fgShtatë shijet e vdekjes
Z. A, nuk ishte i vetmi pacient i cili kujtoi vdekjen së tij. Gati 50% e pjesëmarrësve të studimit mund të kujtojnë diçka, por ndryshe nga Z.A, një grua tjetër, eksperienca e së cilës nuk mund të verifikohet nga jashtë, përvojat e pacientëve të tjerë nuk duken aq të lidhura me ngjarjet aktuale që ndodhën gjatë vdekjes së tyre. Në vend të kësaj, ata raportuan skenarët- ëndrra apo halucinacionet që Parnia dhe kolegët e tij e kategorizuan në shtatë tema të mëdha. “Shumica e tyre nuk ishin në përputhje me atë që quhet përvoja pranë vdekjes”, thotë Parnia. “Duket sikur përvoja mendore e vdekjes është shumë më e gjerë sesa ajo e supozuar“.
Këto shtatë temat ishin:
Frika
Të parit kafshë apo bimë
Drita e fortë
Dhuna dhe persekutimi
Deja-vu
Të parit familjen
Ngjarjet gjatë arrestit kardiak
Këto përvoja mendore shkonin nga me e tmerrshmja e deri te më e hareshmja. Ata raportuan ndjenjë frike apo vuajtje si p.sh: “Unë shkova në një ceremoni dhe atje u dogj gjithçka”, kujton një pacient. “Shikoja njerëz që i varrosnin në këmbë”, thotë një tjetër.
Të tjerë, megjithatë, provuan një ndjesi të kundërt, një ndjenjë të kënaqshme apo paqeje. Disa panë objekte jetike. Vetëm bimë jeshile, pa lule ose luanë dhe tigra, ndërsa të tjerët përjetuan “një dritë të fortë apo ribashkim me familjen”. Disa, ndërkohë, raportuan një ndjenjë të fortë të deja-vu: “Unë ndjeva sikur e dija çfarë do ndodhte”.
Ndërsa është përfundimisht e qartë se njerëzit nuk kanë përvojë në kohën që ata janë të vdekur, Parnia thotë, se individët që zgjedhin të interpretojnë përvojat, varen tërësisht nga besimet e tyre para-ekzistuese. “Në qoftë se babai i një fëmije nga Miduest thotë: “Kur të vdes, ju do të shihni Jezusin dhe ai do të jetë plot me dashuri dhe dhembshuri”- atëherë sigurisht atë do të shohin thotë Parnia. Dhe fëmija do të kthehet e do thotë: “Oh baba, ju keni të drejtë, unë pashë Jezusin!” Por a ka ndonjë nga ne që mund të njohë Jezusin apo Perëndinë? Ku e dimë ne sesi është Ai? Unë nuk e di se si është Perëndia. Përveç një burri me mjekër, që na është treguar në një foto.
“Të gjitha këto gjëra, çfarë është shpirti, çfarë është parajsa dhe ferri, unë nuk kam asnjë ide se çfarë do të thonë, dhe ka ndoshta mijëra e mijëra interpretime mbi këto terma. Është e rëndësishme të ndajmë fushën e mësimdhënies fetare me objektivitetin.” vijon ai.
Çështje të ngjashme
Deri më tani, ekipi nuk ka zbuluar asnjë parashikues i cili mund të kujtojë diçka nga vdekja e tij dhe shpjegimi mungon për faktin se disa njerëz përjetojnë skenare të tmerrshme, ndërsa të tjerë, euforike. Parnia gjithashtu thekson se numri i njerëzve që përjetojnë përvojën e vdekjes është më I madh sesa ai që është pasqyruar. Për shumë njerëz, kujtimet fshihen me siguri prej bymimit masiv të trurit që ndodh gjatë arrestit kardiak, ose nga qetësues të fortë. Edhe nëse njerëzit nuk e kujtojnë përvojën e tyre të vdekjes, ajo jeton nën ndërgjegje. Hipotezat e Parnias, se kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e reagimeve gjatë arrestit kardiak, shpesh kanë bërë të mundur edhe shërimin e tyre: disa nuk kanë frikë prej vdekjes kanë një opinion më altruist për jetën, ndërsa të tjerët zhvillojnë PTSD (Çrregullim i Stresit Post Traumatik). Parnia dhe kolegët e tij tashmë po studiojnë të gjejnë përgjigjen e disa dilemave. Ata gjithashtu shpresojnë se puna e tyre do të ndihmojë në zgjerimin e një teme tradicionalisht diametrale për vdekjen, duke thyer kufijtë mbi qëndrimin fetar apo skeptik. Ata mendojnë se vdekja duhet të trajtohet si një subjekt shkencor ashtu si çdo tjetër. “Çdokush me një mendje relativisht objektive do të bjerë dakord se kjo është diçka që duhet të hetohet më tej”, thotë Parnia. “Ne kemi mjetet dhe teknologjinë. Tani është koha për aksion”.