BB: Greqia rrezik për vendet e rajonit

30.06.2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BB: Greqia rrezik për vendet e rajonit

Banka Botërore ngre shqetësimin e infektimit të ekonomive të Shqipërisë dhe rajonit te Ballkanit nga kriza greke.

Në raportin e Perspektivës Globale, publikuar së fundmi, Banka Botërore thekson se “presioni ekonomik e financiar në Greqi paraqet një rrezik shtesë për parashikimet e rajonit, pavarësisht se ekspozimi i vendeve të tjera të Eurozonës është ulur që nga viti 2010“.

Sipas raportit, sistemi Bankar në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Serbi dhe Rumani, mbetet i pambrojtur përmes degëve të konsiderueshme të bankave greke.

Mes këtyre vendeve, raporti dallon Shqipërinë dhe Bullgarinë ku bankat me kapital grek përbëjnë 18% të totalit të bankave dhe 23%, duke paraqitur rrezikun e përhapjes së ndikimit të sistemit financiar grek edhe në këto vende.

Pas Bankave, raporti përmend remitencat [të ardhurat nga emigrantët] si një faktor në rrezik, duke saktësuar se Shqipëria merr dërgesa nga emigrantët në Greqi sa 3.7% e prodhimit te brendshëm bruto.

Por Banka e Qendrore e Shqipërisë përjashton mundësinë e transmetimit të krizës greke përmes sistemit bankar.

Klodian Shehu, drejtor i Departamentit te Stabilitetit Financar pranë Bankës së Shqipërisë, thotë se bankat me kapital grek në vend kanë mbyllur pothuajse tërësisht dy kanalet e mundshme të transmetimit të krizës: së pari, ato nuk marrin hua nga bankat greke dhe së dyti, nuk po financojnë borxhin grek.

Por zoti Shehu nuk përjashton mundësinë e ndikimit, e cila sipas tij do të duket tek tregtia e investimet.

Ndërsa, në një njoftim për mediat, Shoqata Shqiptare e Bankave siguroi se zhvillimet në vendin fqinj nuk ndikojnë në stabilitetin dhe funksionimin normal të bankave në Shqipëri.

Sistemi bankar shqiptar, ku përfshihen edhe bankat me kapital grek, është financiarisht i pavarur nga sistemet bankare në vende të tjera, shpjegon shoqata.

Në një njoftim për shtyp, theksohet se “të gjitha bankat tregtare operojnë në Shqipëri si njësi të pavarura ligjore. Asnjë nga bankat tregtare në Shqipëri nuk është degë e një banke të huaj”.

Shoqata përjashton mundësinë që masat e marra nga qeveria apo banka qendrore Greke të kenë ndonjë efekt ligjor në Shqipëri.

Bankat greke do të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 5 korrik. Në këtë datë grekët do të vendosin me referendum nëse pranojnë ose jo, paketën e shpëtimit të kreditorëve ndërkombëtarë, transmeton rel.

Afati i pagimit të këstit të radhës së Greqisë ndaj kreditorëve, përfundon sot, në 30 qershor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë