Bayer Leverkusen kërkon Canën

30.06.2015 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bayer Leverkusen kërkon Canën

Ditë vendimtare për të ardhmen e Kapitenit të Kombëtares Shqiptare. Të paktën duke i besuar asaj që shkruajnë mediat italiane, Lorik Cana është drejt largimit nga Lazio dhe për të në fakt nuk mungojnë ofertat në klubin kryeqytetas. Në ditët e shkuara është folur për interesimin e Schalke 04, por siç bën të ditur në versionin e saj të printuar “Il Messagero”, lajm që e përcjell më pas edhe “TuttoMercatoweb” veç “bluve mbretërorë” në ndjekje të Lorikut është dhe një klub tjetër i Bundesligës, pikërisht Bayer Leverkusen klub që do të luajë këtë vit Champions League duke e nisur nga ndeshjet e play-off pasi e përfundoi kampionatin në vendin e 4-ët të klasifikimit.

Në të shkuarën Cana ka pranuar publikisht pëlqimin e tij për Bundesligën si një preferencë e lindur për shkak të futbollit që aplikohet aty, mënyrës se si e përjetojnë tifozët futbollin, por padyshim dhe ambicies për të vijuar një tur prestigji në kampionatet më të fortë të Europës pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë, Premier League angleze, Superligën turke dhe së fundmi dhe Serinë A. Gjithsesi për sa i përket të ardhmes së Canës, tashmë 31-vjeçar nuk përjashtohet edhe një pistë më ekzotike, pasi mediat italiane konfirmojnë interesimin e fortë në drejtim të tij edhe nga disa klube të MLS, Ligës Amerikane të Futbollit, aty ku po investohet gjithmonë e më shumë për të rritur popullaritetin e kësaj loje dhe ku aktivizohen tashmë disa nga yjet më të famshëm të futbollit europian. Gjithsesi në transferimin e Canës një rol të rëndësishëm ka dhe Lazio, pasi Loriku ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe presidenti Lotito kërkon të përfitojë një shumë financiare që sipas mediave italiane është të paktën 1 milionë Euro nga transferimi i tij./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)