Batuta Ramës: Vuçiç me një fluturim në Rusi hap negociatat me BE-në, kurse ne…

22.02.2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e BERZH në Londër, e në seancën e pyetjeve kreu qeverisë shqiptare ka “ngacmuar” homologun e tij serb Alexander Vuçiç.

“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria ka hyrë tashmë në një proces zhvillimi ekonomik, falë modelit të ri që ka vënë në funksion qeveria e tij.

“Shqipëria është në një proces transformimi ekonomik. Modeli i sotëm mbështetet kryesisht tek eksportet”, tha Kryeministri Rama, duke shtuar se modeli i vjetër ekonomik mbështetej tek importet dhe remitancat.

Kreu i qeverisë shqiptare informoi mbi një sërë reformash që po zbatohen në vendin tonë, si ajo në sektorin energjitik, për informalitetin në ekonomi, arsim, shëndetësisë, si dhe reformën territoriale. Duke folur për reformat, Rama u ndal tek reforma në energji, që sipas tij, falë punës së bërë ky sektor nga barrë është kthyer në kontribues për buxhetin e shtetit.

Kryeministri Rama vuri në dukje se kur mori drejtimin e qeverisë në 2013, e nisi detyrën me një rritje ekonomike shumë të vogël. Ndërsa sot, shtoi ai, rritja është 2.7 % dhe për këtë vit pritet të rritet mbi 3%.

“Në këtë model të ri që ne po sjellim, investimet e huaja janë jetike”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri vuri në dukje se prioriteti i qeverisë së tij është promovimi dhe zhvillimi i sektorit privat, si dhe forcimi i bashkëpunimit me fqinjët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së