Bastisen katër lokacione në veri, asistuan Doganën

E publikuar: 18/11/2023 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot në mëngjes, kanë kryer bastisje në disa lokacione në veri të vendit.

Aksionin për media e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.