Bashkohen Gjergj Dedaj dhe Behgjet Pacolli (Video)

E publikuar: 23/09/2016 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit dhe Partia Liberale e Kosovës, e Gjergj Dedajt po planifikojnë bashkimin e liberalëve në një shtëpi.

Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj, ka konfirmuar se si kryetari Partisë Liberale të Kosovës, ka pasur disa takime me Pacollin dhe se janë marrë vesh për një bashkim të dy partive në një parti politike.

“Mendoj se është koha dhe momenti qe të punojmë bashkërisht për bashkimin e liberalëve qe të jemi në një zë më i fuqishëm në Bruksel, por edhe në Kosovë”, ka thënë Dedaj – që është edhe zëvendësministër i Pushtetit Lokal – në emisionin Fakt PLUS në Tribuna Channel.