Bashkimi ekonomik i shqiptarve

05.10.2015 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bashkimi ekonomik i shqiptarve

Mr. Lulzim A. Beqiri
Bashkimi ekonomik është detyrë për ne…
Bashkimi ekonomik i shqiptarve është obligim për politikbërsit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Nuk mjaftojnë vetëm mbledhjet e përbashkta të qeverive tona duhet të vëhen në praktik gjërat. Bashkimi ekonomik do të thotë ndikimi i të gjitha forcave të shoqërisë në përmirësim të situatës ekonomike, sidomos të Kosovës dhe Shqipërisë, pa harruar edhe Luginen e Preshevës, shqiptarët në Malin e zi dhe shqiptarët në Maqedoni e Qamëri.
Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asajë të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkuruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë.
Bashkimi i kapitalit të biznismenve kosovarë dhe atyre shqiptarë në mënyrë që të krijojnë korporata të mëdha dhe të jenë konkurent me ekonomin globale e me theks të veçantë me ekonomit e vendeve të rajonit.
Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentishtë të fillojnë ti bashkojnë odat ekonomike, dhe të kenë një strategji të përbashkët të zhvillimit të shqipëtarëve kudo që ata jetojnë.
Partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%), Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%), Serbi (3.2%), Mali i Zi (2.8) etj.

Ndërkaq, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga :

1. Serbia (17.1%)
2. Gjermania (10.2%)
3. Kina (9.5%)
4. Italia (8.3%)
5. Turqia (7.7)
6. Shqipëria (7.2%)
7. Maqedonia (4.9%) etj.
Partnerët tregtarë kryesorë të Kosovës në CEFTA mbesin vendet: Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, vende të cilat kanë qenë si partnerë të rëndësishëm në importe dhe eksporte edhe gjatë periudhave të mëparshme.
Bashkimi i shqiptarve duhet të bëhet në të gjitha sferat si atë ekonomike, media, teknologji, turizëm etj.
Sipas institutit INDEP Shqipëria është destinacioni më i rëndësishëm për eksportet e Kosovës, duke mbuluar mbi 13% të eksporteve të përgjithshme. Importet nga Shqipëria janë mbi dy herë më të larta se eksportet, por krahasuar me vendet tjera të rajonit, importet prej Shqipërisë janë ende në nivel të ulët.
Karakteristikë kryesore e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me Shqipërinë është rritja e tyre nga viti në vit, si në importe ashtu edhe në eksporte.
Duaje tënden
Qëllimi i kësaj fushate është që të vendosim këtë shenjë në çdo prodhim të vendit, në mënyrë që ato të identifikohen më lehtë nëpër dyqane dhe pika tjera të shitjes.
“Duaje tënden” është nismë e Lëvizjes VV, që ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit, për ta nxitur zhvillimin ekonomik. Në ketë ditë kjo fushatë ka marr përmasa kombëtare.
Ashtu siç jemi patriot me rastin e ndeshjeve të futbollit duhet ta bartim edhe në sferen ekonomike ti duajm produktet tona.
Sot, në kohën e një krize të madhe globale, vendit tonë i duhet më shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t’u sigurojë qytetarëve vende pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit.
Për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, promovimi i eksporteve është tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, gjë që reflektohet në krijim të vendeve të punës dhe mbi të gjitha në rritje ekonomike. Rritja e eksporteve ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e produktivitetit të kompanive dhe njëkohësisht është një shtytës shumë i mirë i krijimit të mundësive për specializim dhe ngritje të kualitetit të produkteve të ofruara.
Duke filluar nga viti 2008 e deri në fund të vitit 2014, në shkëmbimet tregtare, kryesisht, dominojnë metalet. Ne vitin 2008, vlera totale e eksporteve e shprehur në Neto Kg ishte 136,3 milion kg e cila arriti në 165,2 milion kg në fund të vitit 2014. Në këtë interval vërejmë një rritje prej 21.22% në nivelin e përgjithshëm të eksporteve në mes të dy vendeve.
Pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtarë ….

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Haziri në natën e shtatë të protestës “Jo në emrin tim”: Shtatë ditë nuk janë fundi, janë vetëm fillimi

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca në New York: Diskutuam me partnerët për sigurinë, ekonominë dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Çitaku kritikon Kurtin për “asimetrinë e dënimeve”: Problemi është çfarë po dënohet

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Trump: Unë do të vendos nëse dhe kur do ta hedh në erë Iranin

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Kurti kërkon mbështetjen e Kuvajtit që Kosova të fitojë statusin e vëzhguesit në OBI

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovë për ta siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni. Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara

Avokati Musa: Projektligji i PDK-së mund të ndikojë në kompetencat e Dhomave të Specializuara