Basha: Rama-Meta godasin qytetarët e pamundur dhe mbrojnë mafiozët e kriminelët

20.04.2015 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Vaun e Dejës, z. Zef Hila.

Lideri i opozitës ka ndarë me banorët e Vaut të Dejës shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike në vend. Papunësia është rritur dhe varfëria ka zënë vend në çdo familje shqiptare. Siç po dëshmohet çdo ditë – theksoi z. Basha, shqiptarët kanë humbur besimin te kjo qeveri, duke iu rikthyer rrugës se eksodit. Kryetari i PD theksoi se eksodi nuk është zgjidhja por bashkimi i shqiptarëve më 21 qershor dhe me votën e tyre të largojnë të keqen që ka mbërthyer vendin.

“Më 21 qershor do të votojmë të gjithë bashkë, për t’i treguar Ilir Metës dhe Edi Ramës se banorët e kësaj zone nuk e ulin kokën para poshtërimit, nuk mund ta pranojnë politikën e lakut në fyt që i lë pa bukë në tryezat e tyre, ndërkohë që mbush kontot dhe valixhet e qeveritarëve të korruptuar Ilir Meta dhe Edi Rama. I godasin qytetarët e pafajshëm e të pamundur, po i mbrojnë mafiozët e kriminelët Ilir Meta dhe Edi Rama që ulen e hanë në sofrën e tyre”- theksoi kryetari i PD, Lulzim Basha.

Kryetari i PD ka shpalosur ofertën e re e cila do të çojë vendin drejt ringritjes. Ulja e taksave e çmimit te naftës dhe karburanteve, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është mënyrë për të dalë nga kjo situatë ekonomike, deklaroi z. Basha.

“Pas 21 qershorit na pret një rrugë tjetër, e shpresës, e ringritjes, e mirësisë, e përpjekjeve tona për të ulur çdo taksë, për t’i çuar të gjithë paratë në zhvillimin e ekonomisë që hap vende të reja pune për ju, për të detyruar këta që të ulin çmimin e energjisë dhe naftës. Për këtë nuk mjafton fitorja, për këtë duhet një fitore plebishitare e thellë që i ka rrënjët në zemërimin tuaj dhe i ka frytet në shpresën tuaj për një të ardhme më të mirë që do ta bëjmë së bashku”.

Zef Hila, kandidat për kryetar bashkie i Vaut të Dejës theksoi se projekti i tij do të mbetet zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Shfrytëzimi i çdo hapësire ligjore për uljen e taksave do të jetë në qendër të angazhimit të z. Hila, sikundër theksoi se dyert e bashkisë do të vazhdojnë si deri më sot të jenë të hapura për hallet dhe problemet e qytetarëve.

“Bashkia e Vaut të Dejës do të jetë një model, do të marrë një fytyrë të re, për një zhvillim, punësim, dinjitet” – theksoi kandidati për kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara