Basha ia huq keq: Flet për gjykatat e Arbitrazhit pa pasur asnjë njohuri rreth tyre

E publikuar: 03/08/2023 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për rastin e mediumit “Klan Kosova”. Pasiqë duket se vendimi nuk i ka pelqyer, ka shkruar një status për një tëmë që me sa shihet nuk e njeh fare.

Qeveria Kurti / Ditë e mirë për demokracinë: Gjykatat ndalin dy përpjekje arbitrare të Qeverisë Kurti
Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë se këto lloj regjistrime po bëhen në mënyrë që ta padisin Kosovën si investitor i huaj në arbitrazh. Por, të jesh investitor i huaj nuk të ndihmon asgjë në asnjë gjykatë të Arbitrazhit. E para, sepse për të shkuar në një gjykatë të Arbitrazhit duhet të ketë dakordim të të dy palëve. Dhe e dyta, sepse për palët vlenë parimi i barazise në sëcilën gjykatë të Arbitrazhit, ku potencialisht do të shkonte rasti i ndonjë kompanie dhe shtetit të Kosovës.

“Kanë marrë shtetësi serbe e malazeze, që me regjistru kompanitë si të Serbisë e Malit të Zi, që pastaj me paditë shtetin e Kosovës në arbitrazh si “investitor i huaj””, ka shkruar pakuptim z.Basha.

Pas huqjes së parë, ai ka vazhduar me disa sulme të tjera.

“Janë shëndrru në serb me zhvat shtetin e Kosovës, dhe atë në bashkëpunim me politikanë kriminel shqiptarë. Këta janë tendermenat që e shesin dinjitetin, integritetin, dhe krejt shtetin për pare!”, ka shkruar me tutje ai.