Barcelona i siguron shërbimet e Rabiot

E publikuar: 05/01/2019 04:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Adrien Rabiot, që ta bashkohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Lajmin e japin pothuajse të gjitha mediumet evropiane, me Calcio Mercaton që ka zbuluar edhe disa detaje të marrëveshjes.

Rabiot do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin për pesë vite.

Paga e tij do të jetë 10 milionë euro në sezon.

Barcelona i ka ofruar pagë kaq të madhe pasi që ai do të vijë si  lojtar i lirë, ku ka refuzuar disa herë vazhdimin e kontratës me PSG-në.

Për Rabiot ka pasur interesim edhe nga shumë klube të tjera, por që Barcelona ka qenë gjithmonë në krye të garës.

Madje gjatë vetës katalunasit bën një ofertë në vlerë 50 milionë euro. /Telegrafi/