Barcelona fiton garën me skuadrat tjera, Todibo do të transferohet në Kataluni

E publikuar: 05/01/2019 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti spanjoll, Barcelona ka arritur të fitojë garën për të nënshkruar me talentin francez Jean Clair Todibo.

Qendërmbrojtësi francez kishte filluar këtë edicion si titullar me skuadrën e Toulouse në Ligue 1.

Todibo ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha evropiane.

Por Barcelona ka fituar garën për të nënshkruar më lojtarin dhe ai do t’i bashkohet në verë.

Kontrata e Todibos me klubin francez përfundon në fund të stinorit, ndërsa lojtari ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën që do t’iu bashkohet si futbollist i lirë.

Në rast se Barcelona do të diskutonte me klubin francez marrëveshjen tani, lojtari do t’i kushtonte rreth 10 milionë euro.

E përditshmja panjolle Marca ka lavdëruar drejtuesit e Barcelonës për një nënshkrim me perspektivë.

Juventus, Napoli, Roma, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain ishin skuadrat tjerat të interesuara për Todibon.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vite me Barcelonën, ndërsa në vitin e tij të parë mund të huazohet pas turneut parasezonal. /Telegrafi/