Barça 4.1 mln Euro shtesë Arsenalit për Vermaelen

15.05.2015 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Barça 4.1 mln Euro shtesë Arsenalit për Vermaelen

Të ndodh edhe kështu. Për një lojtar që nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon të paguash 4,1 milionë Euro të tjera nëse fiton trofeun e Uefa Champions League. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Thomas Vermaelen. E besoni apo jo blaugranat nëse triumfojnë në finalen e Berlinit 6 qershorin e ardhshëm përballë Juventusit do të derdhin në arkat e Arsenalit 4,1 milionë Euro shtesë për mbrojtësin belg. Topcinjtë bënë një pazar të mirë me Barcën kur i shitën në verë Vermaelenin që vuante nga një dëmtim dhe ende nuk është riaftësuar plotësisht për të ndihmuar katalanasit me praninë e tij në fushë.

10 milionë Euro ishte kuota fillestare që Barcelona i pagoi Arsenalit për shërbimet e mbrojtësit por duke përfshirë bonuset ky tranferim mund të kapë shifrën e 18 milionë Eurove. 4,1 milionë Euro do të varen nga fitimi ose jo i Championsit dhe me siguri për Barcën në Berlin do të bëjë tifo edhe Arsenali. 29-vjecari belg u transferua te bluagranat në Gushtin e vitit të kaluar. Vermaelen vuante nga një dëmtim në muskul dhe më pas pati probleme edhe me këmbën e djathtë duke iu drejtuar sallës së operacionit në muajin Dhjetor. Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Ajaxit u rikthye në stërvitje  vetëm në muajin Prill.

Në 9 Maj Vermaelen u përfshi në listën e të grumbulluarve nga Luis Enrique për ndeshjen me Real Sociedad, ndërsa qëndroi në stol gjatë gjithë 90-minutëshit edhe në sfidën e kthmit ndaj Bayernit në Champions. E cuditshme apo jo por Barcelona për një lojtar që nuk ka debutuar ende nëse shpallet kampione e Europës duhet të paguajë 4,1 milionë Euro shtesë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)