Baraliu: Presioni që po i bëhet Kurtit përmes diplomatëve ndërkombëtar është i padrejtë dhe i palogjikshëm

E publikuar: 11/11/2022 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në veri dhe për vizitat nga liderët opozitarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për zgjedhjet e mundshme që e presin Republikën e Kosovës.

I pyetur nga kosovalive.net nëse është i mundur ndonjë përshkallëzim i mundshëm i situatës në veri, Baraliu tha se si serbët ashtu edhe ndërkombëtarët kanë ngritur pluhur më shumë se që duhet në lidhje me implementimin e ligjit të targave nga ana e Qeverisë Kurti.

“Sa i përket zhvillimeve në veri, mendoj se më shumë e rëndësishme se, a ka qenë optimal vendimi apo jo është se cilat janë pasojat e mundshme e këtij vendimi. Unë mendoj se si serbët ashtu edhe ndërkombëtarët janë duke ngritur më shumë pluhur se që ka nevojë, se vendimi për moshtyerjen e implementimit të ligjit është në kompetencat e Qeverisë a mundet ta shtyjë vendimin apo implementimin pa pasur konsekuenca të padëshirueshme”Baraliu tutje thekson se në këtë çështje është në anën e Qeverisë, për arsye sepse sipas tij është në anën e së drejtës.

“Çka mendoj se do të ndodh? Nuk jam i sigurtë, Qeveria e di më mirë se ajo ka planet e veta, a mund të arrijë pas datës 21 nëntor me hapin e ardhshëm, por mendoj që trysnia publike që më tepër është edhe shantazh që po i bëhet përmes diplomatëve ndërkombëtar jo vetëm që është e padrejtë por edhe e palogjikshme edhe unë jam me Qeverinë, dhe jam që i gjithë populli me qenë me Qeverinë sepse Qeveria është në anën e së drejtës” theksoi Baraliu.

Analisti Baraliu ka komentuar gjithashtu edhe relacionet e Kosovës mes Evropës duke konsideruar që Evropa ka pasur konsistencë politike raciste ndaj Kosovës, që vërtetohet edhe me politikën e tyre në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Çka e dimë është që Evropa nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës, por gjithmonë e ka pasur shpinën e kthyer nga Kosova sepse Evropa ka pasur konsistencë politikë raciste ndaj Kosovës e që më së lehti vërtetohet mbi politikën e tyre rreth liberalizimit të vizave”Ndërkaq, për “acarimin” e marrëdhënieve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mos shtyerjen e vendimit të afatit të targave, Baraliu tha se këto marrëdhënie janë po aq të shëndetshme dhe pozitive sa kanë qenë gjithmonë.

“Sa i përket Amerikës ne e dijmë që publikisht së paku, diplomatët amerikan në pozita sepse jo të gjithë prej tyre për shembull Delawie ka vlerësuar ndryshe, por ata në pozita janë prononcuar që Kosova duhet ta shtyejë vendimin për targa, jemi të zhgënjyer etj. Mirëpo kjo nuk nënkupton kurfarë acarimi të marrëdhënieve, domethënë po bëhet miza buall prej medieve prej të gjithë atyre që po i rrijnë gati Qeverisë për me i etiketu me antiamerikanizëm etj etj. Unë mendoj që raporti Qeveri-SHBA janë po kaq të shëndetshme po aq pozitive sa kanë qenë gjithmonë. Mos të harrojmë që pjesë e diskursit publik të Qeverisë amerikane ëshët edhe menaxhimi taktik në relacioneve në raport me përceptimin që ata krijojnë më mbështetjen e planit franko-gjerman, domethënë nuk mundesh me pritë prej amerikanëve me dal me i kundërshtu diplomatët amerikan se po kërkojnë shtyerjen e vendimit të targave. Se çka bisedojnë në kanale diplomatike, qeveria e Kosovës me SHBA, nuk mund të them që e di, por nuk besoj që ka pasur acarime të marrëdhënieve.” tha Baraliu.

Në ngjarjet e fundit në Kosovë të komentuara nga pozita dhe opozita është edhe vizita e krerëve të opozitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë çështje Baraliu, tha se këto vizita kanë qenë të planifikuara më herët dhe se poashtu pajtohet me ambasadori Hovenier që vizitat e ministrave në SHBA, janë të panevojshme kur vendi po përballet me kriza.

“Ndoshta në sipërfaqe mund të duket si një mesazh se ja që ministrat nuk po vijnë e po vijnë opozita, nuk e di se kur kanë qenë të planifikuara vizitat e opozitës, më duket që ka kohë që është biseduar për vizitat e opozitës. Pajtohem me ambasadorin se nuk është mirë me shku në Amerikë, edhe unë mendoj që nuk është mirë të shkojë në Amerikë kur Kosova ka shumë probleme e problemet dhe përshkallëzimi i situatës i takojnë Qeverisë dhe jo opozitës dhe vizita e ministers natyrisht nuk ka justifikim racional kur ti ke shumë probleme në vendit tënd.

”Në fund, analisti Baraliu ka komentuar edhe përafrimin e mundshëm të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, duke theksuar se nëse do ketë zgjedhje në këtë situatë, Kurti do kishte vetëm rritje në rezultate.

Zgjedhjet janë afër në kuptimin që kanë kaluar afër dy vite prej zgjedhjeve do të thotë kanë ngelur edhe 2 të tjera, përndryshe nuk shoh asnjë sinjali apo indikacioni për zgjedhje. Çka ndodhë nëse trysnia ndërkombëtare e detyron Albinin me shku në zgjedhje? Unë mendoj që Kurti do të refuzojë që në substancë e ka degradimin e sovranitetit dhe të shtrirjes së pushtetit në bazë kushtetuese, besoj që në asnjë mënyrë nuk do e pranoj asociacionin me kompetencat që po parashikohen, por edhe nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë unë prap nuk e shoh që ka me pasë zgjedhje të reja sepse nëse ka në këtë situatë, unë mendoj që zotëri Kurti do kishte vetëm rritje.” përfundoi Baraliu.