Banorët e Malinës: Kush na e dërgoi policinë, Jankullovska apo Ahmeti?

26.04.2015 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Banorët e Malinës: Kush na e dërgoi policinë, Jankullovska apo Ahmeti?

Gazeta “Lajm” ka arritur të kontaktojë me disa banorë të fshatit Malinë, të cilët na e kanë përshkruar situatën momentale në këtë fshat.

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit. I gjithë fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. Nuk e kemi të qartë a na i dërgoi policët Gordana Jankullovska apo Ali Ahmeti. Këtë duam ta dimë”, deklaroi për “Lajm” banorja e këtij fshati, Ganimete Saliu.

Ajo thotë se deri tani nuk janë dëgjuar të shtëna armësh e as shkëmbim zjarri. Mirëpo, frika te banorët është evidente.
“Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët. Mirëpo, frika është prezente edhe te banorët tjerë”, shton ajo.

Banorët thonë se intervenimi i Policisë në këtë fshat është i panevojshëm.

“Deri sot gjithçka ka qenë qetë. Nuk ka pasë asnjë lëvizje të dyshimtë. Ne jemi njerëz hallexhinj, që mundohemi të nxjerrim kafshatën e bukës, sepse askujt nuk i intereson për fatin tonë”, vazhdon të flasë Ganimetja me zë të dridhur, përderisa dëgjohet zëri i helikopterëve që fluturojnë mbi këtë fshat, në kufirin Maqedoni Kosovë.

Ndryshe, në Karadakun e Shkupit nga orët e para të mëngjesit po zhvillohet një operacion i gjerë i forcave policore maqedonase.

Siç bëjnë të ditur për INA, operacioni i njësiteve të MPB-së ka nisur në fshatrat Malinë dhe Brezë.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, as nuk e konfirmoi as nuk e demantoi informacionin lidhur me operacionin që po zhvillohet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik