Disa persona kanë marrë lëndime si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, aty ku banorët po kundërshtojnë dëbimin nga banesat e të ashtuquajturit “program YU”.
Disa prej banorëve që po konsiderohen si uzurpues të atyre banesave, janë dërguar me autoambulancë në QKUK, ku po vazhdojani tretmanin mjekësor.
Gazetarja e Indeksonline ndodhet në Emergjencë për të parë nga afër trajtimin e pacientëve dhe do të na njoftoj me kohë për gjendjen e tyre shëndetësore.