Bankat vazhdojnë t’i “vjelin” qytetarët, NLB rrit nga 1 në 2 % provizionin e pagesës me kartelë

E publikuar: 01/02/2025 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka NLB ka vendosur që ta rrisë provizionin e këmbimit valutor për pagesë me kartelë, nga 1 deri në 2 %.

Kjo është një shtesë në faturën e kartelës tuaj të kreditit që shfaqet kur bëni një blerje përmes një monedhe të ndryshme të euros, në ndonjë market apo qendër tregtare në Kosovë,

Kjo shumë është zakonisht 1 për qind e vlerës së mallit, teksa banka NLB ka vendosur që këtë provizion ta rrisë në 2 %.

“I/E nderuar, ju njoftojme qe provizioni i kembimit valutor per pagesat me kartela do te ndryshoje nga 1% në 2%, i vlefshem nga data 1.3.2025.” – thuhet në njoftimin e kësaj banke.

Se a do të veprojnë kështu edhe bankat e tjera komerciale, mbetet të shihet.