Ekonomi

Bankat përfitojnë nga kreditë për Bajram dhe pushime

24.06.2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bankat përfitojnë nga kreditë për Bajram dhe pushime

Një numër bankash komerciale ka ditë që kanë kanë paraqitur oferta për kredi për festën e Bajramit, që bëhen pothuajse çdo vit, ngjashëm me ato për kredi për pushime verore.

Ofertat përfshijnë interesin prej mbi 6 për qind që kërkohet nga bankat, duke i shndërruar ato në përftime të plota për vetë Bankat.

Me thirrjen në festa fetare apo pushime verore, bankat po përfitojnë në kurriz të qytetarëve të varfër, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Praktika e marrjes së kredisë për festa të bajramit dhe për pushime, sipas tyre, tregon se qytetarët e Kosovë janë duke jetuar në një gjendje jo të mirë ekonomike.

Duke e quajtur ofertë qesharake, Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thotë se pavarësisht festës dhe ofertave, normat e kamatave për kredi janë shumë të larta dhe të pafavorshme për qytetarët.

“Unë mendoj se edhe rasti i fundit sa i përket kredive për festën e bajramit është një ofendim që iu bëhet qytetarëve të Kosovës. Për arsye se nën petkun humanitar, po pretendohet të përfitohet në kurriz të qytetarëve të varfër më kamata jashtëzakonisht të larta”.

“Mendimi im është se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duhet t’i fus në funksion mekanizmat e saj kontrollues, në mënyrë që të eliminojë manipulimin e qytetarëve të Kosovës, sa i përket kamatave jashtëzakonisht të larta”, ka thënë Gashi.

Një ofertë e tillë e bankave nuk arsyetohet as nga profesori në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani.

Ai thotë se bankat po mundohen të përfitojnë në mënyrë jo parimore, edhe gjatë festave në Kosovë.

“Është për të ardhur keq që sidomos për festat e bajramit edhe në treg ngriten çmimet e artikujve, në vend që të jetë e kundërta. Një gjë të tillë po e bën edhe banka; jep kredi duke shfrytëzuar festën e Bajramit, që qytetarët të cilët jetojnë me kushte më të rënda sociale, me marrë kredi konsumuese, për të shtruar një sofër më të pasur për këtë festë, se sa që ka mundësi sipas pagës mujore”, thotë Limani për Radion Evropa e Lirë.

Më tutje, Limani shprehet se do të ishte humanitare dhe ndihmë për një numër të qytetarëve të cilët jetojnë më kushte të vështira socio- ekonomike, që bankat të japin kredi pa kamata të interesit.

“Do të ishte një gjest human, por për të dhënë kredi pa interes, duhet të bëhet një listë e personave që jetojnë më kushte të rënda sociale, apo me asistencë sociale. Por jo të gjithëve, pasi një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë mundësi materiale që përgatitjet për festa t’i përfundojnë edhe pa kredi”, thotë Limani​.

Ngjashëm thotë edhe Naim Gashi. Ai shprehet se deri më tani bankat komerciale, së paku për festa, nuk kanë ofruar kredi pa kamatë, ose kamatë simbolike.

“Nëse me të vërtetë bankat komerciale janë të brengosura për qytetarët e Kosovës, atëherë në rastet e festave të fund vitit, festat e Bajramit ose festat tjera, kamatat duhet të ishin shumë të ulëta, ose nuk duhet të ekzistonin fare”, ka thënë Gashi.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mestare e kamatave për kredi është 7.7 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Mbi 500 mijë qytetarë të Kosovës kanë kredi në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, me një vlerë mbi 2 miliardë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje