‘Bambi Bucket’ në qiellin e Kosovës, KFOR stërvitje ajrore kundër zjarreve

E publikuar: 12/05/2025 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarë të aviacionit të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar së fundmi trajnim me “Bambi Bucket”.

Trajnimi me “Bambi Bucket”, sipas KFOR-it, u mundëson ekipeve ajrore të jenë të përgatitura në rast se nevojiten ndërhyrje ajrore për fikjen e zjarreve në rajon.

Këto përpjekje realizohen nga KFOR-i – brenda mundësive dhe kapaciteteve të tij – për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.