Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndër vite, duke theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë Republikës së Kosovës me nder, integritet dhe përgjegjësi.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se ka fituar mandatin e tetë si deputete, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.
“Tetë mandate. I njëjti zotim: do t’i shërbej Republikës së Kosovës me nder, integritet dhe përgjegjësi. Faleminderit secilit qytetar që më ka besuar ndër vite”, ka shkruar Bajrami.



























