Bajrami shfuqizon vendimin e KD të UP-së për rektorin (Dokument)

22.10.2015 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bajrami shfuqizon vendimin e KD të UP-së për rektorin (Dokument)

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shfuqizuar Vendimin nr.2/378 te dates 21.10.2015 të KD të UP-së, “Hasan Prishtina” për shkarkimin e rektorit te Universitetit të Prishtinës.

Më poshtë njoftimi i plotë i MASHT-it:

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të dispozitave të neneve 4, 21, 22 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, 21 tetor 2010), dispozitave të nenit 8 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (Gazeta Zyrtare, Nr. 1, 18 prill 2011), dispozitave të nenit 6, paragrafi 1.13 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare nr. 14, 9 shtator 2011), si dhe dispozitave të nenit 93, pika 93.4 dhe nenit 101, pika 101.1 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative (Gazeta zyrtare nr. 8, 1 janar 2007), merr këtë:

V E N D I M

SHFUQIZOHET Vendimi Nr. Prot: 2/378 , i datës 21.10.2015, i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pavlefshmëria absolute e Vendimit Nr. Prot: 2/378, i datës 21.10.2015, e shpallur përmes këtij vendimi, ka efekt juridik në kuptim të Ligjit nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative.

OBLIGOHEN organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për zbatimin e këtij vendimi.

OBLIGOHET Departamenti i Inspeksionit të Arsimit, që në pajtim me Ligjin Nr. 2004/37 për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë të inspektoj zbatimin e këtij vendimi dhe kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.

A r s y e t i m

Duke u mbështetur në dispozitat e lartshënuara dhe duke marr parasysh se procedura për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2 të nenit 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përbën rast për pavlefshmëri absolute të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas pikës d) të nenit 92 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative. Sa më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi të Ministrit, pala e pakënaqur mund të inicioj konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi.

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, Ministër

________________________________

Iu dërgohet:

Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Sekretarit të Përgjithshëm të MAShT;

Departamentit të Inspeksionit të Arsimit në MAShT;

Arkivit të MAShT.

v1

v2

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë