Lajmet

Bajrami: Presidenti nga LDK-ja do të garantonte balancimin e pushteteve

05.08.2026 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bajrami: Presidenti nga LDK-ja do të garantonte balancimin e pushteteve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se aktualisht nuk ka marrëveshje për koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por ka theksuar se marrja e postit të presidentit nga LDK-ja do të shërbente si mekanizëm për balancimin e pushteteve në vend, raporton Ekonomia Online.

Ajo u shpreh gjithashtu se do ta vlerësojë çdo marrëveshje vetëm pasi të njihen detajet e saj, duke ritheksuar kundërshtimin e saj ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Tani, siç e dini nuk ka marrëveshje, domethënë, momentin kur ne po flasim dhe tash kur e kemi takimin, nuk ka marrëveshje, nuk ka koalicion kështu që nuk mund të jap qëndrim për diçka që nuk ekziston në fakt.  Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë më duket që insiston në pozitën e presidentit. Dhe mendoj që pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe kjo do të ishte në favor, do të ishte një siguri për Kosovën edhe do të ishte një siguri gjithashtu për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

E pyetur se a do të mbështesë një marrëveshje ku presidenti nuk është i LDK-së, Bajrami tha se nuk voton marrëveshje pa e parë natyrën e saj.

“Për marrëveshjen nuk mund të them që e votoj ose nuk e votoj pa e parë natyrën e saj. Ka marrëveshje të ndryshme. Ju e dini se në vitin 2014, LDK-ja përmes një marrëveshjeje e mori postin e kryeministrit dhe gjysmën e qeverisë. Por ka edhe marrëveshje të tilla si ajo që po e ofron tani zoti Kurti, me disa pozita në qeveri, të cilat në fakt mund t’i marrë edhe pas disa javësh. Ka edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit, dhe këtë e konsideroj një balancë të pushteteve për Kosovën. Atëherë, natyrisht, do ta konsiderojmë me shumë seriozitet.Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes përsëri në zgjedhje dhe jam për një marrëveshje të mirë, e cila është e mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka pasur në plan të parë interesin e Kosovës. Kështu konsideroj se duhet të jetë. Duhet të mbizotërojë interesi i Kosovës dhe t’i mbivendoset çdo interesi personal”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Arrestohet personi që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

A mund të bëhet Shqipëria një shtet më i madh sipas Marko Rubios?

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy” 13 gusht 2026| 23:46

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa i drejtohet VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

‘Ka dhënë informata për Serbinë’, Bekë Berisha i ka disa fjalë për Skender Llugiqin (VIDEO)

‘Ka dhënë informata për Serbinë’, Bekë Berisha i ka disa fjalë për Skender Llugiqin (VIDEO)

Vendimi i LDK-së: Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Vendimi i LDK-së: Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

LDK heq dorë nga çdo kërkesë: Mbështesim një president konsensual

LDK heq dorë nga çdo kërkesë: Mbështesim një president konsensual

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: ‘Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti’

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: ‘Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti’

74 mijë euro për dezinsektimin e Gjilanit, Komuna e jep tender me procedurë të negociuar

74 mijë euro për dezinsektimin e Gjilanit, Komuna e jep tender me procedurë të negociuar