Bajrami: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi për rritjen e çmimit të rrymës

E publikuar: 09/05/2025 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se s’do të lënë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16%.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo do të bëhet së bashku me deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve.

“Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami.